Lidhje

Steiner-shef i UNMIK-ut - 2002-01-21


Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thonë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan ka emëruar diplomatin gjerman Michael Steiner si administratorin e ri të OKB-së në Kosovë.

Zoti Steiner do të zëvendësojë Hans Hakkerupin, i cili muajin e kaluar dha dorëheqjen nga ky post për arsye personale.

Zoti Steiner ishte negociatori kryesor gjerman në Ballkan gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitet 90. Më pas ai punoi si zëvendës i kryenegociatorit ndërkombëtar për Bosnjen dhe si këshilltar kryesor për politikën e jashtme i Kancelarit gjerman Gerhard Schroeder.

Ai dha dorëheqjen nga ky post pas njoftimeve se në nëntor kishte fyer ushtarët gjatë një fluturimi me avion nga Moska.

Ushtarët paraqitën një ankesë zyrtare kundër zotit Steiner lidhur me sjelljen e tij. Ata thanë se zoti Steiner u nervozua kur avioni i tij u vonua, kërkoi t’i shërbenin kaviar dhe shfaqi mungesë respekti ndaj ushtarëve duke iu drejtuar atyre me fjalë fyese.

XS
SM
MD
LG