Lidhje

Shqipëri: Goditet rrjeti al-Qaeda (21 janar) - 2002-01-21


Për herë të parë autoritetet shqiptare njoftuan sot shtrirjen e rrjetit financiar të organizatës terroriste al-Qaeda të Bin Ladenit edhe në Shqipëri si dhe për veprimatrinë e elementëve terroristë të lidhur me këtë organizatë.

Në një raportim para parlamentit, kryeministri Ilir Meta sot paradite deklaroi se janë identifikuar persona që me aktivitetin e tyre shërbenin si bazë për mbështetje logjistike e financiare për elementë të lidhur me organizata terroriste ndërkombëtare. Ai tha se është bërë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe goditja e këtyre elementëve. Deri tani sqaroi kryeministri janë 16 persona të dyshuar pas sinjalizimeve të ardhura nga bankat e ndryshme:

“U identifikuan dhe evidencuan entitetet financiare që veprojnë në vendin tonë dhe që rezultojnë të lidhura financiarisht me rrjetin al-Qaeda. Ky verpim vazhdon të ndiqet edhe në bashkëpunim me Prokurirnë e Përgjithshme. Janë verifikuar dhe identifikuar OJQ dhe firmat e huaja me aktivitete te ndryshme e kryesisht bamirëse e fetare të dyshuara për aktivitete jo ligjore. Nga drejtoria e bashkërendimit të luftës kundër pastrimit të parave vetëm gjatë kësja periudhe janë marrë 9 njoftime nga banka të ndryshme ku implikohen 16 individë për të cilët po ndiqet problemi me Prokurorinë e Përgjithshme dhe organet e tjera,” tha kryeministri Meta. Kryeministri Meta njoftoi gjithashtu se janë bllokuar disa llogari financiar të disa firmave të huaja si dhe transaksionet e pasurive të paluajtshme të një individi: “Në Bankën Arabe Islamike e në Bankën Ndërkombëtare Tregtare janë bllokuar llogari bankare të disa shoqërive të huaja dhe të një individi të vecantë të cilit i është ngrirë llogaria bankare në disa banka dhe janë bllokuar transaksionet e pasurive të paluajtshme të rregjistruara në zyrën kombëtare, duke bërë edhe kallzimin në Prokurori”, tha kryeministri.

Nga ana e saj Prokuroria e Përgjithshme njoftoi sot se është bërë sekuestrimi preventiv i dy gratacielave në ndërtim, pasi dyshohet se bëhet fjalë për pastrim parash me origjinë nga organizatat terroriste. Bëhet fjalë për dy pallate të cilët po ndërtohen në qendër të Tiranës, vetëm 100 metra përballë godinës së qeverisë shqiptare. Mes ndërtuesve të këtyre pallatave figuron edhe një firmë e lidhur me një nga personat e arrestuar dhe më pas të dëbuar nga Shqipëria, Abdyl Latif i dyshuar si një njeri i Bin Ladenit. Abdyl Latif u kap në nëntor të vitit 1999. Ai punonte si një biznesmen dhe kishte arritur të merrte madje edhe nënshtetësinë shqiptare.

XS
SM
MD
LG