Lidhje

Përfundon konferenca e Tokios për Afganistanin (22 janar) - 2002-01-22


Udhëheqësit e qeverisë kalimtare të Afganistanit, arritën të marrin nga një konferencë ndërkombëtare dhuruesish, premtime për katër pikë pesë miliardë dollarë ndihmë për rindërtimin e vendit të tyre të rrënuar nga lufta. Ndihma e premtuar, që përfshin rreth 2 miliardë dollarë vetëm për këtë vit, u mirëprit nga kryeministri i përkohshëm Hamid Karzai, që tha se paratë nevojiten menjëherë në mënyrë që qeveria e tij të mos e humbasë besimin e popullit afgan. Rreth 60 vende dhe 20 organizata ndërkombëtare morën pjesë në konferencën e Tokios. Sipas përllogaritjeve të Kombeve të Bashkuara dhe Bankës Botërore, Afganistanit do t’i duhen 15 miliardë dollarë për rindërtim gjatë dhjetë viteve të ardhshme, për arsimin, infrastrukturën, rendin, kthimin dhe sistemimin e refugjatëve dhe zhvillimin e bujqësisë.

XS
SM
MD
LG