Lidhje

Washington: s'ka plane për një mision të ri paqeje (24 janar) - 2002-01-24


Gjatë një bisede të djeshme telefonike, sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, kërkoi që udhëheqësi palestinez, Jaser Arafat, të marrë masa kundër ekstremistëve palestinezë. Sulmet nga ana e ekstremistëve kanë çuar në veprime hakmarrëse ushtarake nga ana e Izraelit. Zoti Arafat tha se do të dëshironte që i dërguari i posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, Anthony Zinni, të kthehet në rajon, por zyrtarë amerikanë thonë se nuk ka plane të menjëhershme për një mision të ri paqeje. Ndërkohë, ministri i Jashtëm spanjoll, Josep Pique, vendi i të cilit mban kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian, shprehu mendimin se përgjegjësitë e zotit Arafat janë të shumta dhe se ai po humb kontrollin mbi gjendjen në territoret nën kontyrollin palestinez

XS
SM
MD
LG