Lidhje

Afganistan: vriten 15 luftëtarë të al-Kaidës(25 janar) - 2002-01-25


Zyrtarë të Pentagonit thonë se të paktën 15 luftëtarë të al-Qaidës u vranë në një betejë në Afganistanin jugor, ku u plagos lehtë edhe një ushtarë amerikan.

Zyrtarët thanë se forcat amerikane ndaluan dje edhe 27 individë dhe i dërguan në Kandahar për t’i marrë në pyetje. Ushtari i plagosur amerikan u evakuua për trajtim mjekësor.

Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld tha se sulmet kundër dy komplekseve 100 kilometra në veri të Kandaharit tregojnë se në Afganistan ende ka vatra qendrese talebane dhe të al-Kaidës.

Zoti Rumasfeld tha se sulme të tilla do të vazhdojnë ndërkohë që forcatv e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara çrrënjosin në mënyrë sistematike luftëtarët talebanë dhe të al-Kaidës. Ai shtoi se mendohej që në këto dy komplekse strehoheshin një numër i panjohur udhëheqësish talebanë ose të al-Qaidës.

Udhëheqësi i al-Kaidës, Osama bin Laden, dhe udhëheqësi taleban, Mullah Muhamad Omar, u kanë shpëtuarpërpjekjeve intensive për t’i kapur që nga përmbysja e regjimit taleban në Adganistan. Këta dy persona vazhdojnë të jenë objekt i operacioneve intensive amerikane të kërkimit.

XS
SM
MD
LG