Lidhje

Të ndalohen sulmet kundër Izraelit (26 janar) - 2002-01-26


Autoriteti palestinez u bëri thirrje ekstremistëve palestinezë që t’i ndalojnë sulmet kundër Izraelit.

Në një deklaratë të lëshuar mbrëmë vonë, udhëheqja palestineze bëri thirrje që t’u jepet fund të gjitha operacioneve kundër Izraelit, duke thënë se sulme të tilla nuk ndihmojnë kauzën palestineze.

Kjo thirrje u bë pasi Izraeli ndërmori sulme ajrore kundër objekteve palestineze në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, në shenjë hakmnarrjeje për një shpërthim vetvrasës në Tel Aviv, që shkaktoi plagosjen e 24 izraelitëve, disa prej tyre rëndë.

Njoftohet avionët qëlluan me raketa, duke goditur objekte palestineze të sigurimit në Qytetin Gaza dhe në Tulkarem. Të paktën dy palestinezë u plagosën në sulmin e kryer në Gaza. Njoftohet se në Tulkarem nuk pati viktima.

Zyrtarë ushtarakë izraelitë thanë se sulmet u ndërmorën në shenj hakmarrjeje ndaj sulmeve të kryera nga ana e palestinezëve.

Më parë në Tel Aviv, një i ri palestinez aktivizoi lëndët plasëse që kishte lidhur për trup në një zonë plotë njerëz. I vetmi person që humbi jetën, ishte autori i sulmit vetvrasës, një i ri palestinez nga fshati Beit Wazan i Bregut Perëndimor.

Përgjegjësinë për shpërthimin në Tel Aviv e mori grupi ekstremist palestinez Xhihadi Islamik.

Autoriteti Palestinez reagoi ndaj shpërthimit në Tel Avivi, duke thënë se dënon çdo sulm që dëmton civilë izraelitë

XS
SM
MD
LG