Lidhje

500 të vrarë në Nigeri (28 janar) - 2002-01-28


Në Nigeri, ekipet e shpëtimit nxorrën qindra trupa nga një kanal pas shpërthimeve të djeshme në një depo municioni të cilat përhapën panik dhe tronditën Lagosin, njërin nga qytetet më të mëdha të vendit. Dëshmitarët thonë se të paktën 500 veta u vranë. Shumica e tyre u mbytën pasi u hodhën në një kanal në përpjekje për të shpëtuar. Trupa të tjera viktimash u panë nëpër rrugë. Presidenti i Nigerisë bëri sot një vizitë në vendin e ngjarjes dhe premtoi se incidenti do të hetohet me hollësi. Zyrtarët ushtarakë thanë se shpërthimet ndodhën kur një zjarr që ra fillimisht në një rrugë të tregut u përhap deri në depon e municionit.

XS
SM
MD
LG