Lidhje

Karzai takohet me udhëheqësit amerikan të Kongresit - 2002-01-29


Kryeministri i përkohshëm i Afganistanit, Hamid Karzai, do të takohet sot me udhëheqësit e Kongresit amerikan për të diskutuar rreth planeve të rindërtimit për vendin e tij të shkatërruar nga lufta.

Dje, udhëheqësi afgan u takua me Presidentin Bush në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Bush tha se Uashingtoni do ta ndihmojë Afganistanin për të ndërtuar një ushtri dhe një forcë policore si dhe do të mbështesë qeverinë e re afgane në përpjekjet e saj për të vendosur paqen dhe sigurinë në vend. Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë për rigjallërimin e ekonomisë afgane duke dhënë 50 milionë dollarë kredi për investime private.

Por Presidenti ritheksoi se nuk synon të lejojë trupat amerikane t’i bashkohen Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Ndihmës në Afganistan. Nga ana e tij, zoti Karzai u zotua se Afganistani do të jetë një partner i mirë paqeje dhe se një ditë do të arrijë të qendrojë në këmbët e veta.

XS
SM
MD
LG