Lidhje

Respektimi i të drejtave të njeriut në Maqedoni (29 janar) - 2002-01-29


Një organizatë për të drejtat e njeriut me qendër në Vjenë thotë se elementë nacionalistë në Jugosllavi dhe Maqedoni kanë vënë në shënjestër zyrat dhe punonjësit e kësaj organizate për t’i kërcënuar dhe provokuar. Zyrtarë të Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut thonë se zyrat e kësaj organizate në Beograd po marrin vazhdimisht kërcënime me telefon.

Javët e fundit, organizata ka njoftuar gjithashtu për kritika në rritje ndaj veprimtarive të saj në shtypin vendës si dhe për një tentativë vjedhjeje në zyrat e saj.

Zyrtarët thonë se ministri i brendshëm i Maqedonisë Ljube Boshkovski e ka quajtur drejtoreshën e zyrës së kësaj organizate në Shkup një armike publike numër një, për shkak të përpjekjeve të Federatës për t’u bërë trysni autoriteteve që ato të respektojnë detyrimet lidhur me të drejtat e njeriut.

XS
SM
MD
LG