Lidhje

Përgjigja e demokratëve për fjalimin e presidentit - 2002-01-30


Demokratët janë zotuar që të qendrojnë krah për krah me presidentin Bush në luftën kundër terrorizmit dhe thonë se do të punojnë me presidentin për të gjetur mënyra se si të nxisin ekonominë.

Në përgjigje të fjalimit të presidentit për gjendjen e vendit, udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Richard Gephardt tha se asnjë akt dhune nuk do t’i ndajë demokratët dhe republikanët dhe as nuk do t’i largojë ata nga mbojtja e vendit. Për të mposhtur terrorizmin tha zoti Gephardt, ekonomia e Shteteve të Bashkuara duhet të jetë e fortë dhe ai bëri thirrje për shkurtimin e taksave dhe ngritjen e pagës minimale.

Zoti Gephardt i bëri gjithahstu thirrje presidentit që të mbështesë reformën e financimit të fushtave zgjedhore. Ai tha se kompania tashmë e falimentuar Enron përdori kontributet e mëdha financiare për të ndikuar në politikën e Uashingtonit, prandaj dhurimi i shumave të tilla në politikë duhet eliminuar. Zoti Gepherd e bëri të qartë se demokratët mbështesin pa u lëkundur zotin Bush në luftën kundër terrorizmit. "Nuk ka patur asnjë të çarë ndërmjet nesh në këtë luftë kundër terrorizmit".

Por zoti Gephardt theksoi gjithatu se mbështetja dy partiake në luftën kundër terrorizmit nuk duhet kuptuar domosdoshmërisht si bashkëpunim dy partiak për planin ekonomik të zotit Bush.

"Nuk dua të pranoj se ndërsa qendrojmë krah për krah në luftë, duhet të bëjmë të njejtën gjë edhe për ekonominë".

Komentet e zotit Gephardt përgatitën terrenin për beteja partiake lidhur me problemet ekonomike në prak të zgjedhjeve të nëntorit për Kongresin.

XS
SM
MD
LG