Lidhje

Reagime ndaj fjalimit te presidentit Bush (31 janar) - 2002-01-30


Shtëpia e Bardhë thotë se nuk ishte synimi i presidentit Bush të sinjalizonte ndërmarjen e veprimeve të pashmangshme ushtarake kundër Iranit, Irakut dhe Koresë së Veriut kur tha se ato formojnë ”boshtin e ligësisë” që financon terrorizmin dhe kërkon armë të shkatërrimit në masë.

Presidenti Bush e bëri këtë deklaratë të martën gjatë fjalimit mbi gjendjen e vendit. Zyrtarë amerikanë thanë se Uashingtoni është i gatshëm të zhvillojë bisedime me Iranin dhe Korenë e Veriut, pavarësisht nga paralajmërimi i presidentit Bush se ato mund të jenë objektiva në luftën kundër terrorizmit.

Zyrtarë amerikanë thanë se nuk do të ketë asnjë dialog me Irakun deri sa ai të lejojë kthimin e inspektorëve ndërkombëtar të armëve. Irani dhe Iraku i kanë hedhur poshtë me zemërim komentet e presidentit Bush. Një njoftim i dhënë sot nga agjenci franceze të lajmeve bën të ditur se Koreja e Veriut e dënoi komentin e presidentit Bush, duke e cilësuar si një ”agresion amerikan” që kërkon të justifikojë praninë e trupave amerikane në Korenë e Jugut.

XS
SM
MD
LG