Lidhje

Pearl: gjallë apo i vdekur(4 shkurt) - 2002-02-03


Policia pakistaneze po e zgjeron operacionin e kërkimit për gazetarin e rrëmbyer amerikan, Daniel Pearl, pasi u vërtetua se trupi pa jetë që u gjet dje në Karaçi nuk ishte ai i gazetarit.

Zyrtarët nuk po japin shumë hollësi rreth operacionit të kërkimit për zoti Pearl, i cili u rrëmbye në qytetin port më 23 janar. Që nga rrëmbimi i tij, janë bërë disa njoftime dhe janë dërguar disa mesazhe të rreme elektronike se zoti Peal është vrarë. Njoftimi i fundit u bë dje, kur agjencitë e lajmeve thanë fillimisht se një trup pa jetë i gjetur në Karaçi ishte i zotit Pearl.

Rrëmbyesit e tij thanë ditën e enjte se do ta vrisnin reporterin e gazetës Wall Street Jopurnal ditën e premte nëse Shtetet e Bashkuara nuk lironin shtetasit pakistanezë të kapur gjatë luftës në Afganistan

XS
SM
MD
LG