Lidhje

Maqedoni: pritet të fillojë punën këshilli bashkërendues i subjekteve politike shqiptare (4 shkurt) - 2002-02-04


Subjektet politike shqiptare në Maqedoni dhe përfaqësuesit e ish-UÇK-së pritet të bashkërendojnë punën e tyre përmes një këshilli ku përfaqësohen të gjitha këto grupime politike, nën kryesimin e ish-përfaqësuesit politik të UÇK-së Ali Ahmeti.

PDSH e Arbër Xhaferrit përfaqësohet në këshill nga Iljaz Halimi, zëvëndëskryetar i parlamentit të Maqedonisë dhe Muharrem Nexhipi, zëvëndësministër i shëndetsisë. Zoti Halimi thotë për Zërin e Amerikës së kandidaturat e partisë së tij janë përfundimtare, po ashtu ao të PDK-së, ndërkohë që sipas tij, mbetet e diskutueshme njëra nga kandidaturat e paraqitura nga PPD.

PPD sipas disa zyrtarëve të saj të lartë përfaqësohet në këshill nga Abdylhadi Veseli, nënkryetar i partisë dhe Ismet Ramadani, deputet. Sipas zëdhënësit të kësaj partie, ky është vendim zyrtar i PPD-së. Por nënkryetari tjetër i kësaj partie, Aziz Pollozhani thotë se emrat e përfaqësuesve të PPD-së në këshillin bashkërendues duhet të diskutohen në kryesinë e partisë.

Ndërkohë që brenda PPD-së vazhdojnë debatet, PDK e Kastriot Haxhirexhës, ka vendosur përfundimisht për përfaqësuesit e saj, Teuta Ajeti dhe Fadil Bajrami. Zoti Bajrami thopret që këshilli të fillojë të punojë për bashkërenditjen e punës së subjektit politik në Maqedoni Me sa duket tashmë fillimi zyrtar i punës së këshillit bashkërendues të bllokut shqiptar në Maqedoni ka mbetur tek sqarimi përfundimtar i kandidatëve të PPD-së në të. Megjithatë, do të pritet të shihet sesi do të funksionojë ai dhe sa pushtet do të ketë mbi partitë politike shqiptare të cilat edhe pas tij, mbeten autonome në vendimmarrjet e tyre.

XS
SM
MD
LG