Lidhje

Karzai komenton (6 shkurt) - 2002-02-06


Udhëheqësi i përkohshëm afgan, Hamid Karzai, thotë se gabimet e ushtrisë amerikane kanë shkaktuar viktima mes popullsisë së pafajshme në Afganistan, por ai shtoi se amerikanët i kanë pranuar gabimet e tyre dhe kanë kërkuar të falur.

Zoti Karzai i tha gjithashtu gazetës The Washington Post se në disa raste amerikanët dhanë kompensime financiare. Ai shtoi se të paktën në një incident forcat amerikane u çorientuan me qëllim.

Udhëheqësi i përkohshëm afgan po i referohej një sulmi të forcave amerikane më 22 dhjetor kundër një vargu makinash në afërsi të qytetit Kost. Ai tha se këto makina po transportonin për në Kabul udhëheqësit fisnorë, dhe jo udhëheqësit talebanë, siç ishin informuar komandantët amerikanë, për të marrë pjesë në inagurimin e tij në detyrë. Ushtria amerikane po bën hetime rreth këtij sulmi, nga i cili humbën jetën të paktën 12 veta.

XS
SM
MD
LG