Lidhje

Rumsfeld kërkon fonde (6 shkurt) - 2002-02-06


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, do të dëshmojë përsëri sot para Kongresit në mbrojtje të propozimit të Presidentit Bush për ngritjen e madhe të shpenzimeve ushtarake për vitin financiar 2003.

Sekretari Rumsfeld i tha dje Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura se rritja e madhe e shpenzimeve të mbrojtjes është e nevojshme për të kryer me sukses luftën e tanishme kundër terrorizmit. Ai pranoi se buxheti i propozuar i mbrojtjes është shumë i madh, 379 miliardë dollarë, 48 miliardë më shumë se sa për vitin financiar 2002. Por zoti Rumsfeld e cilësoi atë investim për një luftë që do të ndalte terrorizmin.

Si demokratët ashtu edhe republikanët e mbështesin përgjithësisht propozimin e buxhetit, por disa shprehin shqetësimin për pasojat e mudëshme të zgjerimit të luftës përtej Afganistanit.

XS
SM
MD
LG