Lidhje

SHBA i kërkon Kinës të lirojë të burgosurin amerikan (6 shkurt) - 2002-02-06


Shtetet e Bashkuara po i bëjnë thirrje Kinës të lirojë inxhinierin amerikan me origjinë kineze që është ndaluar për gati dy vjet nën akuzat për rryshfete dhe spiunazh. Thirrja bëhet përpara vizitës së planifikuar të presidentit Bush në Pekin këtë muaj. 67 vjeçari Fong Fuming thuhet se vuan nga zemra dhe ka probleme me shpinën dhe nuk është lejuar të përdorë syzat gjatë periudhës së burgimit. Ai i ka mohuar akuzat se ka paguar mijëra dollarë rryshfete për të marr informacione rreth industrisë energjitike kineze. Zoti Fong ka dalë në gjyq dy herë por ende nuk është marrë një vendim.

XS
SM
MD
LG