Lidhje

Lojrat Olimpike Dimërore në Salt Lake  (10 shkurt) - 2002-02-09


Ditën e parë të Lojrave Olimpike Dimërore që po zhvillohen në qytetin Salt Lake, u vendos një rekord i ri në garën 5 mijë metra të patinazhit në akull për meshkuj. Jochem Uytdehaage i Hollandës fitoi medaljen e artë, duke thyer reekordin në këtë garë me më shumë se katër sekonda. Edhe Derek Parra i Shteteve të Bashkuara e theu rekordin e mëparshëm, por jo me shpejtësinë e holandezit dhe doli në vend të dytë me medaljen e argjendit.

Medaljen e parë të artë të këtyre lojrave e fitoi skiatorja italiane, Stefania Belmondo në garën e 15 kilometërshit stil i lirë. Lojrat e 19-ta olimpike dimërore po zhvillohen nën masa të rrepta sigurimi si rrjedhim i sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Presidenti Bush tha se shpresonte që këto lojra do të lënë kujtime të paharuara gëzimi dhe triumfi.

XS
SM
MD
LG