Lidhje

Vdes Princesha Margaret e Britanisë (9 shkurt) - 2002-02-09


Udhëheqësit e vendeve të ndryshme të botës po i bëjnë nderimet e fundit Princeshës Margaret të Britanisë, motra më e vogël e Mbretëreshës Elisabeth, e cila vdiq sot në moshën 71 vjeçare, pas disa goditjeve të vazhdueshme në rrugët e frymëmarrjes. Mbretëresha Elisabeth i bëri nderimet princeshës, që e quajti “motër e dashur”. Papa Gjon Pali i Dytë dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian, Francës, Italisë, Kenias, Australisë dhe Marokut i kanë shprehur ngushëllimet e tyre familjes mbretërore. Princesha, funerali i të cilës do të mbahet të premten e ardhëshme, njihej si një grua kryelartë dhe rebele që nuk kishte patur fat në dashuri. Martesa e saj me fotografin Anthony Armstrong-Jones, Lordin Snowdon, përfundoi me divorc në vitin 1978. Ata kishin dy fëmijë.

XS
SM
MD
LG