Lidhje

Forcat izraelite në Nablus(11 shkurt) - 2002-02-10


Forcat izraelite hynë për pak kohë sot në qytetin palestinez Nablus të Bregut Perëndimor, një ditë pasi një inkurzioni të ngjashëm në të njëtin qytet.

Tanke, autoblinda dhe trupa izraelite rrethuan varrin e Josefit, një objekt fetar hebraik, duke shkaktuar një shkëmbim të ashpër zjarri. Nuk ka njoftime për viktima. Forcat izraelite u tërhoqën pas rreth dy orësh.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, zyrtarë ushtarakë izraelitë thanë se operacioni u ndërmor pas shumë sulmesh të ndërmarra nga qyteti Nablus.

Dje, forcat izraelite ndërmorën sulme ajrore në Rripin e Gazës, pasi dy raketa palestineze ranë në territorin izraelit. Ato nuk shkaktuan dëme dhe as viktima. Izraeli e cilësoi sulmin me raketa si një shkallëzim serioz të dhunës dhe paralajmëroi për një përgjigje të ashpër nëse raketat godisin ndonjë qytet izraelit. Palestinezët thonë se sulmet ajrore izraelite shkaktuan plagosjen e të paktën 18 vetave.

Posa u kthye dje nga vizita në Shtetet e Bashkuara, kryeministri izraelit, Ariel Sharon, u zotua të ndërmarrë një sërë veprimesh të ashpra në vazhdën e hakmerrjeve për vrasjen dje të dy ushtareve izraelite në Beesheeba, në jug të Bregut Perëndimor. Në këtë incident u vranë edhe dy palestinezët që kryen sulmin. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi ekstremist Hamas. Dje vonë, zoti Sharon thirri një mbledhje të ngutshme të kabinetit të sigurimit për të diskutuar rreth përgjigjeve të Izraelit ndaj dhunës së kohëve të fundit..

XS
SM
MD
LG