Lidhje

Pakistani kap rrëmbyesin e gazetarit Pearl (12 shkurt) - 2002-02-12


Policia pakistaneze thotë se ka arrestuar të dyshuarin kryesor për rrëmbimin e gazetarit amerikan Daniel Pearl, i cili u zhduk më shumë se dy javë më parë.

Sipas autoriteteve, ekstremisti islamik me origjinë britanike, Ahmed Omar Saeed Sheikh, u arrestua sot në Lahore, kryeqytet i provincës pakistaneze të Punxhabit.

Njoftimi për arrestimin e Sheikh Omarit vjen një ditë para takimit në Uashington midis Presidentit pakistanez Pervez Musharraf dhe presidentit Bush. Ende nuk ka ndonjë njoftim për fatin e zotit Pearl, korrespondent i gazetës Wall Street Journal, i cili u zhduk në Karaçi të Pakistanit jugor, kur po shkonte për të intervistuar një udhëheqës radikal islamik.

XS
SM
MD
LG