Lidhje

Rrëzohet një avion pasagjerësh në Iran (12 shkurt) - 2002-02-12


Një avion iranian pasagjerësh u përplas në malet e Iranit Perëndimor, duke shkaktuar vdekjen e të 117 udhëtarëve. Avioni ra sot në mëngjes, rreth 400 kilometra në jugperëndim të Teheranit, pak para se të arrinte në destinacion, në qytetin e Khorramabadit. Agjencia iraniane e lajmeve thotë se kontakti me radio me avionin ishte shkëputur pak minuta para se ai të përplasej. Radioja shtetërore thotë se fshatarët aty pranë ishin tronditur nga shpërthimi që ndodhi në mëngjes herët. Autoritetet thonë se përpjekjet për nxjerrjen e trupave, po pengohen nga dëbora e dendur. Zyrtarët thonë se avioni, tip Tu-154, i prodhuar në Rusi, i takonte agjencisë Iran Air Tours, një degë e agjencisë kombëtare, Iran Air.

XS
SM
MD
LG