Lidhje

Izraeli vazhdon inkursionin (13 shkurt) - 2002-02-13


Trupat izraelite ndërmorën inkursione në disa qytete palestineze në Rripin e Gazës, duke vrarë 4 policë palestinezë. Ushtria izraelite tha se inkursionet në qytetet Deir al-Balah, Beit Lahia dhe Beit Hanoun u bënë si kundërpërgjigje ndaj sulmit të djelës nga ekstremistët palestinezë, të cilët qëlluan territorin izraelit me një tip të ri rakete nga Rripi i Gazës.

Trupat izraelite të mbështetura nga tanke dhe autoblinda bënë kërkime për ekstremistë dhe armë duke arrestuar një numër palestinezësh. Zyrtarët palestinezë të sigurimit thanë se operacioni izraelit u bë shkak për shkëmbime sporadike zjarri, nga i cili u vranë katër policë. Më pas, ushtria u tërhoq nga dy qytete duke e ruajtur praninë e saj vetëm në Beit Hanoun, qytet të cilin një zëdhënës i ushtrisë e cilësoi si bazë të grupit ekstremist Hamas.

XS
SM
MD
LG