Lidhje

Kanadezët të dëshpëruar nga konkurimi në patinazhin artistik (13 shkurt) - 2002-02-13


Tifozë kanadezë të zemëruar lidhur me vlerësimet e gjyqtarëve pyesnin veten se si kampinonët e tyre të botës, Jamie Sale dhe David Pelletier, nuk arritën të fitonin medaljen e artë në patinazhin artistik për çifte. Medalja shkoi për Yelena Berezhnayën dhe Anton Sikharuklidze-n duke bërë që Rusia të mbajë për të 11-ën herë rrjesht vendin e parë në këtë disiplinë në Lojrat Olipmike.

Çifti kanadez ishtë dukshëm i përkrahur nga publiku dhe korri duartrokitje pa mbarim. Në një konferencë shtypi Jamie Sale tha: ”Medalja e argjendtë vlen për ne sa e arta.”

Nga zhvillimi i garave të tjera: Franca nuk kishte e fituar asnjëherë më parë medaljen e artë në rrëshqitjen e lirë për femra. Francezja Carole Montillet zyri dje vendin e parë me 1 minutë e 39 sekonda e 56 të qindtat. Finlandezi Janne Lahtela, fitues i medaljes së argjendtë para katër vjetësh në kërcim nga trampolini, këtë herë doli në vendin e parë. Po nga vendet nordike, Andres Veerpalu i Estonisë, fitoi medaljen e parë të artë për ekipin e tij kombëtar në garën e ecjes 15 kilometra për meshkuj, kurse Bente Skari e Norvegjisë mori medaljen e artë në ecjen 10 kilometra për femra.

XS
SM
MD
LG