Lidhje

Shpallen konkurentet e Oscarit (13 shkurt) - 2002-02-13


Filmi epik “Lord of the Rings” kryeson listën e kandidatëve të çmimit Oscar për këtë vit dhënë nga akademia e kinematografisë, arteve dhe shkencave duke marrë kandidatura në 13 kategori përfshi atë për filmin më të mirë.

Filmi muzikal Moulin Rouge and dramatiku A beautiful Mind janë gjithashtu kandidatë për filmin më të mirë. Të dy këta filma kanë nga 8 kandidatura për çmimin Oscar. Kandidat tjetër për filmin më të mirë është In The Bedroom and Gosford Park.

Në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj konkurojnë francezi Amelie dhe boshnjaku No Man’s Land.

Australiani Russell Crowe ka shumë mundësi të fitojë oskarin për aktorin më të mirë me lojën e tij në filmin A Beautiful Mind. Kandidatë të tjerë për këtë kategori janë Sean Penn në I am Sam, Will Smith për Ali, Denzel Washington për Training Day dhe Tom Wilkinson për In the Bedroom. Kurse për aktoren më të mirë konkurentët janë, Nicole Kidman për Moulin Rouge, Halle Berry për Monster’s Ball, Judi Dench për Iris, Sissy Spacek për In the Bedroom dhe Renee Zellweger për Bridget Jones Diary. Kandidatët zgjidhen nga afro 6 mijë anëtarë të akademisë, ku përfshihen aktorë, regjizorë dhe skenaristë.

XS
SM
MD
LG