Lidhje

Steiner kërkon krijimin e qeverisë së re të Kosovës (15 shkurt) - 2002-02-15


Shefi i ri i UNMiK-ut Michael Steiner tha sot në Prishtinë se do të dëgjojë me vëmendje udhëheqësit politik shqiptar dhe do t’u krijojë hapësirë të mjaftueshme për një marrëveshje para se të shqyrtojë cfarëdo mundësie për ndërhyrje me qëllim të krijimit të qeverisë së re të Kosovës.

Ai i bëri këto komente në ditën e parë të punës së tij duke shpalosur detyra më me përparësi gjatë punës në Kosovë. “Nuk dua ta dramatizojë faktin se koha ndërmjet zgjedhjeve të përgjithshme dhe krijimit të institucioneve është stërzgjatur, meqë kjo ndodhë edhe nëpër vendet tjera të Evropës”, tha z.Steiner. Mirëpo, ai nënvizoi se ka ardhur koha që kjo cështje të zgjidhet, nëse jo për tjetër për të repsektuar votuesit e Kosovës. Fundja kjo është përgjegjësi e udhëheqësve të Kosovës, theksoi ai duke mos pranuar të shpjegojë se cili do të jetë roli i tij për zgjidhjen e kësaj cështjeje nëse bisedimet ndërmjet drejtuesve politik shqiptare nuk sjellin përparime. Ai mjaftua me pohimin se kjo gjendje nuk mund të vazhdojë gjatë dhe se është në interesin e Kosovës që të zgjdihet sa më parë. Përfshirja e Kosovës në paktin e Stabilitetit, privatizimi dhe zhvillimi ekonomik, kthimi i personave të zhdukur janë vetëm disa nga përparësitë e zoti Steiner.

Ndër cështjet më të rëndësishme ai tha se është vendosja e rendit dhe ligjit mbi ligjin e xhunmglës duke ju referuar protestave të sotme kundër arrestimit të tre pjestarëve të ish Ushtrisë Clirimtare të Kosovës të cilat janë organizuar në tetë qendra të dnryshme të Kosovës. Proesta e sotme në qendër të Prishtinës ka kaluar në qetësi dhe pa asnjë incident. Zoti Steimet tha se askush nuk mohon të drejtën e qytetarëve për protesta paqësore. “Por ne mohojmë cdo të drejtë për përdorimin e dhunës”, theksoi zoti Steiner për të shtuar se fajësia apo pafajësia e dikujt duhet të vendoset në gjyq e jo në rrugë. Dhe një gjë është e qartë sipas tij. Nëse dëshirohet bashkimi me klubin e demokracive evropianeatëherë duhet pranuar rregullat thelbësore, pjesë e të cilave janë rendi dhe ligji. E kundërta e kësaj është dëshmi se dikush në nuk do që Kosova të jetë pjesë e demokracive evropiane.

XS
SM
MD
LG