Lidhje

Millosheviç, dita e dytë mbrojtjes (15 shkurt) - 2002-02-15


Në gjykatën ndërkombëtare të Hagës, ish-presidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviç, vazhdoi sot ditën e dytë të paraqitjes së argumentave të tij mbrojtëse ndaj akuzave për krime lufte dhe gjenocid, duke treguar fotografi trupash të masakruar dhe shkatërrimesh nga bombardimet si dhe duke akuzuar Aleancën e Natos për mizori. Duke folur para Gjykatës së Hagës, zoti Millosheviç tha se forcat ushtarake të Natos bombarduan qëllimisht civilë në Serbi, si dhe ambasadën kineze në Beograd dhe detyruan shqiptarët të largohen nga Kosova. Ndaj tij rendojne 66 akuza përfshirë edhe ato për krime kundër njerëzimit në Kroaci dhe Kosovë si dhe për gjenocid gjatë luftës në Bosnje. Nëse shpallet fajtor, i akuzuari mund të dënohet deri me burgim të përjetshëm. Fjalën e tij mbrojtëse ish-udhëheqësi jugosllav, 60-vjeçar, e filloi dje dhe foli rreth 4 orë, duke fajësuar Naton dhe Shtetet e Bashkuara për ”fushatë agresioni që kishte për synim ta kthente Serbinë në epokën e gurit.” Prokurorët thonë se më shumë se 1 milion vetë u burgosën apo u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre gjatë konflikteve të viteve ’90 në Ballkan dhe dhjetëra mijëra të tjerë u vranë ose u plagosën.

XS
SM
MD
LG