Lidhje

Vritet Ministri afgan i Turizmit (15 shkurt) - 2002-02-15


Udhëheqësi i qeverisë së përkohshme të Afganistanit Hamid Kharzai tha se ministri i kabinetit të tij u vra nga disa zyrtare të lartë të qeverisë. Njoftimet e mëparshme thonin se ministri i turizmit dhe transportit ajror Abdul Rahman u vra në aeroportin e Kabulit nga një grup i zemëruar peligrinësh për shkak të vonesave për t’u nisur për në Meka të Arabisë Saudite.

Sot pasdite zoti Karzai tha se vrasja e zotit Rahman ishte rezultat i një komploti të nivelit të lartë për arësye personale dhe nuk ka të bëjë me peligrinët që kishin disa ditë që prisnin në aeroport për t’u nisur për në Mekë. Ministri i informacionit Rahim Makhdoom tha se të pandehurit janë gjeneralë. Ai tha se qeveria e përkohshme po kërkon ekstradimin e tre personave të tjerë të cilët janë larguar dhe mendohet se kanë shkuar me peligrinët afganë në Arabinë Saudite.

XS
SM
MD
LG