Lidhje

Presidenti Bush drejt Azisë (16 shkurt) - 2002-02-16


Presidenti Bush u nis nga Washingtoni për një turne një-javor në Azi, i cili përfshin ndalesa në Japoni, Kore të Jugut, dhe Kinë. Në fjalimin e tij të përjavshëm përmes radios, presidenti tha se ka besim që udhëheqësit japonezë do të ndërmarrin reforma të guximshme për ripërtëritjen e ekonomisë, ndërkohë që paqendrueshmëria ekonomike vazhdon. Ai mbështeti shprehjen e vullnetit nga ana e Koresë së Jugut për pajtim me Korenë se Veriut, por sqaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë, siç u shpreh ai, që Koreja e Veriut dhe regjime të tjera të rrezikshme të kërcënojnë lirinë me armë të shkatërrimit masiv. Gjatë vizitës së tij në Kinë, presidenti pritet të përqendrohet në temat e tregëtisë dhe të të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG