Lidhje

Hapet zjarr ndaj paqeruajtësve britanikë në Afganistan (16 shkurt) - 2002-02-16


Një pikë vëzhgimi e trupave paqeruajtëse britanike në Afganistan u bë objekt i një zjarri armësh, rasti i parë në të cilin hapet zjarr ndaj trupave paqeruajtëse. 6 ushtarë që shërbejnë në radhët e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës dhe Sigurisë iu përgjigjën zjarrit me zjarr kur pika e tyre në kryeqytetin Kabul u sulmua. Një zëdhënës i forcës paqeruajtëse tha se sulmuesit u larguan mbi një automjet dhe ushtarët u tërhoqën me urdhër nga kjo pikë vëzhgimi. Ai tha se, në një shtëpi pranë vendngjarjes, ushtarët gjetën më vonë një makinë të goditur nga plumbat, një person të vdekur dhe pesë të tjerë të plagosur.

XS
SM
MD
LG