Lidhje

Nepal: maoistët vrasin 128 vetë (17 shkurt) - 2002-02-17


Nepali thotë se rebelët maoistë vranë dje dhe sot në mengjes të paktën 128 persona në dy sulme në zonën e largët perëndimore të vendit, Accham, 350 kilometra në perëndim të kryeqytetit Kathmandu. Mes të vdekurve ishin 75 policë dhe 48 ushtarë, katër punonjës qeveritarë dhe një civil. Duket se këto janë sulmet më të rënda që nga ndërprerja e bisedimeve të paqes mes qeverisë së Kathmandusë dhe rebelëve në muajin nëntor. Por autoritetet thonë se rebelët sulmuan një aeroport, një zyrë qeveritare dhe një stacion policie, duke vrarë një administrator të rëndësishëm të zonës, gruan e tij dhe personelin e sigurisë. Zyrtarët njoftojnë se parashutistët e ushtrisë u ulën në rajon sot në mëngjes. Agjencia franceze e lajmeve thotë se ka mundësi që 50 rebelë të jenë vrarë. Qeveria e Nepalit u mblodh urgjentisht për të diskutuar sulmet.

XS
SM
MD
LG