Lidhje

Izraeli në kundërveprim (19 shkurt) - 2002-02-17


Forcat izraelite vranë të paktën 9 palestinezë pas vdekjes së katër izraelitëve gjatë një numri incidentesh dhune.

Një helikopter izraelit qëlloi me të paktën 1 raketë kundër një zyre të grupit ekstremist islamik Hamas në kampin e refugjatëve Jabalya të Rripit të Gazës, duke vrarë të paktën dy vetë.

Më parë, zyrtarët palestinezë thanë se 3 persona ishin vrarë në kampin Khan Yunis ku zjarri i tankeve izraelite shkatërroi disa shtëpi. Aeroplanët izraelitë bombarduan gjithashtu objektiva palestineze të sigurimit në Rripin e Gazës ndërsa ushtarët vranë dy palestinezë pranë vendbanimeve hebraike.

Në Bregun Perëndimor, aeroplanët izraelitë F-16 shkatërruan shtabin e policisë të autoritetit palestinez pranë qytetit Ramallah dhe trupat vranë dy palestinezë të armatosur gjatë një shkëmbimi zjarri pranë një kampi refugjatësh në afërsi të Nablusit.

XS
SM
MD
LG