Lidhje

Çifti kanadez merr më në fund medaljen e artë (18 shkurt) - 2002-02-18


Mbrëmë çiftit të patinatorëve kanadezë Jamie Sale dhe David Pelëtje, në një ceremoni të posaçme në Salt Lake, ku po zhvillohen Lojrat Olimpike dimërore, iu dhanë medaljet e arta. Komiteti Ndërkombëtar Olimpik dhe Bashkimi Ndërkombëtar i Patinazhit i akorduan të premten dyshes kanadeze medaljet e arta, pasi një gjykim skandaloz, hodhi dyshime lidhur me vendin e dytë që iu dha atyre, pas skiatorëve rusë, Yelena Berezhnaya dhe Anton Sikharulidze, që u nderua me medaljen e artë. Komiteti Olimpik dhe Bashkimi i Patinazhit e përjashtuan gjykatësen franceze për praktikë të gabuar. Ndërkaq, Komiteti i Lojrave Olimpike dhe Bashkimi Ndërkombëtar i Patinazhit, do të mblidhen sot më vonë për të diskutuar skandalin, që konsumoi javën e parë të Lojrave në Salt Lake.

XS
SM
MD
LG