Lidhje

Bakalli dëshmon në Hagë (18 shkurt) - 2002-02-18


Ish udhëheqësi i Lidhjes Komuniste të Kosovës, Mahmut Bakalli ishte personi i parë që dëshmoi në gjyqin e ish-Presidentit jugosllav, Sllobodan Milloshevic në Hagë. Zoti Bakalli, i cili dëshmoi mbi takimet e tij me zotin Milloshevic në vitin 1998, është i pari ndër 300 dëshmitarët e thirrur nga akuza.

Po sot, zoti Milloshevic përfundoi deklaratën e tij të hapjes para gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës, duke e quajtur veten ”fitimtarin moral” në gjykatën e opinionit publik.

Zoti Milloshevic tha se e vërteta është me të dhe se juria e publikut botëror do t’i rrëzonte akuzat ndaj tij. Ai gjithashtu mohoi të kishte patur dijeni për masakrën e vitit 1995, ku gjetën vdekjen mbi 7 mijë burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë.

Ish-udhëheqësi jugosllav po vetëmbrohet ndaj 66 akuzave që rëndojnë mbi të, përfshirë krime kundër njerëzimit në Kroaci dhe Kosovë dhe genocid gjatë luftës në Bosnje-Herecgovinë. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

XS
SM
MD
LG