Lidhje

Millosheviç merr në pyetje dëshmitarin e parë (19 shkurt) - 2002-02-19


Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, i cili përfaqëson vetveten në gjyqin e tij për krimet e luftës që po zhvillohet në Hagë, filloi sot marrjen në pyetje të dëshmitarit të parë, ish drejtuesin e Lidhjes Komuniste të Kosovës, Mahmut Bakalli.

Zoti Bakalli tha në gjyq se zoti Millosheviç ka nxitur prirjet pro-serbe në shkollat e Kosovës. Dje, zoti Bakalli dëshmoi se ish-presidenti jugosllav kishte një plan zyrtar të quajtur “Tokë e Djegur,” për të vrarë shqiptarët që jetonin në 700 vendbanime të Kosovës.

Zoti Bakalli është i pari i rreth 300 dëshmitarëve të palës akuzuese. Zoti Milloshevic, pyetjet e të cilit dje u cilësuan si të mprehta por të formuluara me mirësjellje, ka thënë se do të dalë fitimtar në gjyqin e opinionit publik. Ai po mbron veten ndaj 66 akuzave, përfshirë krime kundër njerëzimit gjatë luftrave në Kroaci dhe Kosovë si dhe gjenocid në Bosnje-Hercegovinë.

XS
SM
MD
LG