Lidhje

Sulm kundër rebelëve të Abu Sajafit në Filipine (19 shkurt) - 2002-02-19


Ushtria filipinase thotë se trupat e qeverisë zhvilluan luftime me rebelë të dyshuar myslimanë në jug të vendit, por forcat speciale amerikane, në një bazë aty pranë, nuk u përfshinë.

Zyrtarë ushtarakë thonë se gueriljet e dyshuara i zunë pritë një skuadre ushtarake filipinase sot në mëngjes në një ishull të vogël, pranë Basilanit. Dy ushtarë dhe një numër i papërcaktuar personash të armatosur u plagosën si pasojë e luftimeve.

Zyrtarët thonë se disa ushtarë amerikanë të angazhuar në stërvitje të përbashkëta me forcat Filipine që janë në ndjekje të grupit rebel mysliman Abu Sayyaf ishin në një kamp rreth shtatë kilometra nga vendi ku u zhvilluan luftimet. Por ata thonë se amerikanët nuk ishin në rrezik.

XS
SM
MD
LG