Lidhje

Tailanda largon dy gazetarë të huaj (25 shkurt) - 2002-02-25


Qeveria e Tailandës urdhëroi dy gazetarë të huaj që të largohen nga vendi, duke i akuzuar se po vinin në rrezik rendin kombëtar. Departamenti tailandez i imigracionit anuloi vizat e amerikanit Shawn Crispin dhe briatnikut Rodney Rasker, që punojnë për revistën Far Eastern Economic Review, me qendër në Hong Kong.

Dy gazetarët po e kundërshtojnë këtë veprim, që pason një artikull të 10 janarit në revistë, ku shkruhej se marrëdhëniet mes Kryeministrit Thaksin Shinawatra dhe Mbretit Bhumibol Adulyadej, janë të tensionuara. Ai numër reviste u ndalua të dilte në treg në Tailandë.

XS
SM
MD
LG