Lidhje

Mbyllen Lojrat e 19-ta Olipmike Dimërore (25 shkurt) - 2002-02-25


Presidenti i Komitetit Internacional Olimpik, Jacques Rogue, i deklaroi Lojrat e 19-ta Olipmike Dimërore në Salt Lake City të mbyllura.

Duke folur dje në ceremoninë e mbylljes, zoti Rogue tha se qyteti Salt Lake dhe shteti Utah i dhuruan botës gara të mrekullueshme. Ai gjithashtu i bëri thirrje rinisë botërore të mblidhet pas katër vjetësh në Lojrat Olimpike Dimërore në Torino të Italisë.

Lojrat në Salt Lake janë përshkuar nga paraqitje të mrekullueshme nga ana e sportistëve, por janë kërcënuar gjithashtu edhe nga skandalet, analizat e dala "pozitiv" për përdorim droge dhe protestat. Tre skiatorë të distancave të gjata u përjashtuan dje për shkak të përdorimit të drogave që rrisin rezultatet. Dy prej skiatorëve,iu morën medaljet e arta.

Po dje, Kanadaja fitoi medaljen e fundit të artë të lojrave duke mundur Shtetet e Bashkuara 5-2 në hokej për meshkuj.

XS
SM
MD
LG