Lidhje

Kalendari Historik 24 shkurt - 2002-02-25


Më 24 shkurt të vitit 1942 Zëri i Amerikës bëri transmetimin e tij të parë. Për dëgjuesit u transmetua Himni Luftarak i Republikës. Folësi në gjuhën gjermanisht, bëri të njohur parimin bazë të Zërit të Amerikës: Do të themi të vërtetën. ”Ky është Zëri i Amerikës. Sot Amerika është në luftë që prej 79 ditësh dhe çdo ditë ne do t’ju flasim për Amerikën dhe për luftën. Lajmet mund të jenë të mira ose të këqia, por ne do t’ju themi të vërtetën, tha folësi.” Më 24 shkurt 1868, Dhoma e Përfaqësuesve vendosi të fillojë procedurën për shkarkimin e presidentit Andrew Johnson. Këtë hap e ndërmori shumica republikane e Dhomës, me argumentin se presidenti Johnson kishte shkelur një ligj, i cili mbronte anëtarët e kabinetit që nuk pajtoheshin me presidentin për politikën e Rindërtimit. Kjo politikë kishte të bënte me rindërtimin e shteteve të jugut, pas disfatës së tyre në luftën Civile Amerikane. Andrew Johnson, që zëvendësoi presidentin e vrarë, Abraham Linkoln në vitin 1865, vazhdonte politikën e Linkolnit për një trajtim të butë të shteteve të jugut. Republikanët radikalë në Kongres donin të ndëshkonin shtetet kryengritëse. Kur Johnsoni shkarkoi nga detyra Sekretarin e Luftës, Edwin Stanton, aleat i ngushtë i radikalëve në Dhomën e Përfaqësuesve, ata vendosën ta ndëshkojnë presidentin. Në gjyqin e zhvilluar në Senat për shkarkimin e Presidentit, kundërshtarët e tij dështuan në përpjekjet e tyre vetëm për një votë, e cila do t’u garantonte shumicën prej dy të tretave të votave që nevojiteshin për të shpallur fajtor dhe hequr presidentin.

XS
SM
MD
LG