Lidhje

Karzai në Teheran (25 shkurt) - 2002-02-25


Udhëheqësi i përkohshëm afgan, Hamid Karzai foli sot para parlamentit të Iranit, duke u thënë deputetëve në Teheran se dy shtetet fqinjë duhet të punojnë së bashku për paqe në rajon.

Zoti Karzai vlerësoi Iranin për mbështetjen ndaj Afganistanit gjatë luftës së tij kundër pushtimit sovjetik. Ai tha se lidhjet mes dy vendeve janë të përjetshme, sepse ata kanë gjuhë dhe kulturë të përbashkët. Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë mosmarrëveshje mbi qëndrimin e Teheranit ndaj fqinjit të vet lindor.

Washingtoni e akuzon Iranin se përpiqet të destabilizojë Afganistanin dhe se strehon luftëtarë të arratisur Talebanë dhe të Al-Qaida-s. Irani i mohon akuzat dhe thotë se e mbështet plotësisht qeverinë e zotit Karzai.

XS
SM
MD
LG