Lidhje

SHBA po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të ushtarëve në Gjeorgji (27 shkurt) - 2002-02-27


Zyrtarët e departamentit amerikan të mbrojtjes thonë se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të ushtarëve në ish-republikën sovjetike të Gjeorgjisë për të ndihmuar në stërvitjen e trupave për luftën kundër terrorizmit. Zyrtarët thanë dje se forcat amerikane nuk do të përfshihen në betejë, por do të kenë një mision të ngjashëm me atë të forcave amerikane në Filipine. Autoritetet nuk thanë se kur mund të fillojë misioni në Gjeorgji. Rreth 660 trupa amerikane ndodhen në Filipine për të stërvitur forcat e ushtrisë në luftën kundër grupit Abu Sayaf që ka lidhje rrjetin terrorist al-Qaida të Osama bin Ladenit. Disa zyrtarë thonë se luftëtarë që kanë lidhje me al-Qaidën mund të ndodhen në Gjeorgji. Rusia thotë gjithashtu se separatistë çeçenë po fshihen në grykën verilindore Pakinsi të Gjeorgjisë.

XS
SM
MD
LG