Lidhje

Princi saudit thotë se do të këmbëngulë për nismën e tij për paqe midis botës arabe dhe Izraelit (27 shkurt) - 2002-02-27


Princi trashëgimtar saudit Abdullah tha se do të vazhdojë të këmbëngulë për nismën e tij të paqes midis botës arabe dhe Izraelit dhe ta kthejë atë në një qendrim të përbashkët arab. Njoftimi u dha nga një zëdhënëse e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana, pas bisedimeve me zyrtarin saudit në qytetin e Xhadës. Princi i fronit, Abdullah, citohet të ketë thënë se do të punojë për paraqitjen e propozimeve të tij para një takimi të nivelit të lartë të Lidhjes Arabe në fund të marsit. Plani saudit parashikon normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Izraelin në këmbim të tërheqjes së plotë të këtij të fundit nga territoret e pushtuara.

Nga zhvillimet e tjera të dhunshme nga terreni, ushtria izraelite thotë se ka vrarë tre palestinezë të armatosur në një përleshje me armë në kufirin e Izraelit me Egjiptin.

XS
SM
MD
LG