Lidhje

Millosheviç kërkoi lirimin e tij të përkohshëm (27 shkurt) - 2002-02-27


Ish-presidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviç, kërkoi lirimin e tij të përkohshëm nga Gjykata e Hagës për t’u përgatitur, për mbrojtjen ndaj akuzave për krime lufte. Zoti Millosheviç akuzoi gjykatën se i ka mohuar atij mundësitë-bazë për realizimin e mbrojtjes dhe i akuzoi prokurorët se po paraqesin dëshimtarë të rremë. Kryegjykatësi e qortoi ish-udhëheqësin jugosllav se po përpiqet ta përdorë gjyqin si një ”platformë politike.” Megjithatë, tha ai, gjykata do ta shqyrtojë kërkesën e tij në kohën e duhur. Kundër ish-udhëheqësit jugosllav janë ngritur 66 padi për krime lufte dhe gjenocid për luftrat në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë.

XS
SM
MD
LG