Lidhje

SFORi dështon të kap Karadzic (28 shkurt) - 2002-02-28


Trupat paqeruajtëse të Natos ndërmorrën një operacion në shkallë të gjerë në jug të Bosnje-Hercegovinës por dështuan të gjejnë udhëheqësin e luftës së Serbëve të Bosnjes, Radovan Karadzic. Zyrtarët thanë se helikopterë, auto-blinda dhe trupa nga Forca e Stabilizimit SFOR, bllokuan të gjitha hyrjet për në fshatin Çelebici pranë qytetit Foça në lindje të Sarajevës në kërkim të zotit Karadzic. Por zyrtarët e aleancës thanë se dështuan ta gjenin ish udhëheqësin e luftës së Serbëve të Bosnjes. Zoti Karadic është akuzuar nga gjykata e Hagës për krime lufte dhe gjenocid gjatë luftës në Bosnje në periudhën 1992-1995.

XS
SM
MD
LG