Lidhje

Në Kosovë arrihet marrëveshja (28 shkurt) - 2002-02-28


Udhëheqësit e partive kryesore shqiptare të Kosovës arritën një marrëveshje për ndarjen e pushtetit, e cila mund të hapë rrugën për zgjedhjen e një qeverie në Kosovën e administruar nga Kombet e Bashkuara. Marrëveshje, e nënshkruar sot në Prishtinë, i jep fund një gjendjeje të bllokuar politike 3 mujore.

Në bazë të marrëveshjes, Ibrahim Rugova, i Lidhjet Demokratike të Kosovës do të jetë presidenti i Kosovës. Partia Demokratike e rivalit të zotit Rugova, ish udhëheqësi i UÇK-së, Hashim Thaçi, do të zgjedhë kryeministrin. Marrëveshja duhet të miratohet zyrtarisht nga parlamenti i Kosovës me 120 anëtarë, i cili ka në plan të mblidhet javën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG