Lidhje

Nato përsëri në kërkim të Karaxhiçit(2 mars) - 2002-03-01


Edhe operacioni i djeshëm i paqeruajtësve të NATO-s në pjesën lindore të Bosnje-Hercegovinës për të kapur ish udhëheqësin e sërbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç, përfundoi pa sukses.

Në një deklaratë të Natos thuhet se forcat e aleancës kërkuan dje për zotin Karaxhiç në zonën Çelibiçi, në juglindje të Sarajevës, jo shumë larg nga vendi ku edhe operacioni masiv i ditës së enjte përfundoi pa sukses.

Mirëpo, sekretari i përgjithshëm i Natos, George Robertson, u zotua se zoti Karaxhiç do të gjehet dhe do të sillet para organeve të drejtësisë.

Zoti Karaxhiç i është shmangur kapjes që kur ndaj tij u ngrit padia nga Gjykata e OKB-së nën akuzat për krime lufte dhe gjenocid të kryera gjatë luftës në Bosnje në vitet 1990.

Gjykata e Hagës ngriti padi ndaj zotit Karxhiç dhe ish koamndantit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç, nën akuzat se bombarduan civilët në Sarajevë gjatë konfliktit boshnjak. Mes akuzave të tjera është roli i tyre në zhdukjen e ndoshta vrasjen e mijëra burrave dhe djemve myslimanë në zonën e Srebrenicës në korrik të vitit 1995.

Në fillim të shkurtit, qeveria serbe e Bosnjës u dha personave të akuzuar për krime lufte 30 ditë afat të dorëzohen ose përndryshe ata do të humbisnin mundësinë e lirimit të përkohshëm me kusht nëse arrestohen.

XS
SM
MD
LG