Lidhje

Bush planifikon qeveri rezervë (1 mars) - 2002-03-01


Në një artikull të botuar sot në gazetën The Washington Post thuhet se Presidenti Bush ka ngritur një administratë rezervë për të garantuar funksionimin e qeverisë amerikane në rast të një sulmi katastrofik.

Gazeta shkruan se rreth 100 zyrtarë me përvojë të qeverisë po punojnë në vende sekrete jashtë Uashingtonit menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Zyrtarë të lartë nga të gjitha departamentet amerikane dhe nga disa agjenci të pavarura punojnë me turne 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë.

Plani për një qeveri rezervë u hartua fillimisht gjatë luftës së ftohtë si një masë paraprake kundër ndonjë sulmi bërthamor në vitet 50-të, por nuk u vu në zbatim ndonjëherë më parë.

XS
SM
MD
LG