Lidhje

Sulme kundër bazave të Al-Kaidës në Afganistan(5 mars) - 2002-03-03


Aeroplanët amerikanë kryen sot sulme të tjera kundër bazave të Al-Kaidës dhe atyre talebane në Afganistanin lindor. Sulmet më të fundit u kryen pasi trupat amerikane dhe ushtarët afganë luftuan dje për të nxjerrë nga strehimet luftëtarët e al-Qaidës dhe talebanët në zonat e thella malore në provincën Paktia, në kufi me Pakistanin.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thonë se të paktën 8 trupa amerikane u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën që nga fillimi i Operacionit Anakonda të premten. Gjenerali Tommy Franks, komandanti i trupave amerikane në Afganistan, tha se deri në 200 luftëtarë të Al-Kaidës dhe talebanë janë vrarë, ndërsa të tjerë janë kapur dhe po meren në pyetje.

XS
SM
MD
LG