Lidhje

Alicia Keys fituese e 5 çmimeve Grammy - 2002-03-05


Staples Center në Los Angelos të Kalifornisë mblodhi këtë javë yjet e muzikës për të festuar ceremoninë e 44 të çmimeve Grammy. Këngëtarja e re Alicia Keys u cilësua si mbretëresha e re në industrinë e muzikës pas fitores së 5 çmimeve Grammy këtë javë. Alicia Keys fitoi çmimin për albumin, këngën dhe këngëtaren më të mirë në kategorinë R&B duke dalë në garë përpara grupit irlandez U2 që mori 4. E pyetur se si mund ta tejkalonte këtë suskes të albumit Songs in A Minor Key u përgjigj: Nuk jam e shqetësuar për këtë. Gjithmonë krijoj nga zemra dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë. Jam gati të filloj albumin e dytë. Kuarteti veteran i rrokut U2 doli i dyti në garë duke fituar katër nga 8 kategoritë në të cilat ishte kandidat. Anëtari i grupit U2 Bono bëri humor në fjalimin e pranimit të parë të çmimit për interpretimin më të mirë nga një grup për muzikën Pop. Falenderoj zotin që fituam. Ky është çmim i dyfishtë pasi si irlandez që jemi, në se nuk fiton asnjë nga 8 kandidatura nuk të lenë më të hysh në aeroport. Nelly Furtado, doli fituese në kategorinë e këngëtares më të mirë muzikës Pop. Ajo debutoi gjatë ceremonisë këngën që i dhuroi suksesin, I am like a Bird.

Këtë javë u zhvillua një ceremoni speciale në Los Angeles të Californisë nga kompania Paramount Pictures për të përuruar premierën e filmit të ri We Were Soldiers me aktorin Mel Gibson. Filmi është xhiruar për nder të Batalionit të Parë të Kavalerisë së Shtatë që luftoi në luftën e Vietnamit në vitin 1965. Filmi bazohet në novelën më të shitur të shkruar nga gjenerali veteran Harold G. Moore i cili portretizohet nga Gibson. Filmi bazohet në ngjarje reale të luftëtarëve të rrethuar nga trupat e Vietnamit të Veriut në Ia Drang Valley, në atë që u bë bateja e parë madhore në luftën e Vietnamit. Filmi gjithashtu përshkruan përpjekjet e grave dhe fëmijëve të ushtarëve që i prisnin ata të ktheheshin në shtëpi. Kjo është një histori heroike për dashurinë dhe kurajon.

XS
SM
MD
LG