Lidhje

Gjyqi i Millosheviçit shtyhet për nesër (5 mars) - 2002-03-05


Në kafenenë e gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në Hagë sot ra zjarr, duke shkaktuar pezullimin për një ditë të gjyqit të ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç. Zyrtarët thanë se zjarrëfikësit shuan zjarrin, që filloi në kuzhinë. Godina u evakua, por nuk pati njoftime për të plagosur.

Një zëdhënës i gjykatës tha se godina u mbush me tym, duke bërë që gjyqi i zotit Millosheviç të shtyhet për nesër.

Kundër ish udhëheqësit jugosllav janë ngritur 66 akuza për krime lufte dhe gjenocid si pasojë e konflikteve në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë në vitet 90-të.

XS
SM
MD
LG