Lidhje

Vriten qindra luftetarë talebanë dhe të Al-Kaidës (6 mars) - 2002-03-05


Ushtria amerikane tha se qindra luftëtarë talebanë dhe të rrjetit al-Qaida janë vrarë, ndërsa forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara vazhdojnë sot ofensivën e tyre në malet e Afganistanit lindor. Një zëdhënës i ushtrisë tha se forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara vranë rreth 350 forca armike.

Llogaritet se numri i luftëtarëve të opozitës të fshehur me familjet e tyre në malet e thepisura të Armës shkon nga 500 deri në 700 ekstremistë. Zyrtarët thanë gjithashtu se sulmet e vazhdueshme ajrore po dobësojnë qëndresën e armikut, por opozita mbetet e fortë. Ndërkohë trupat e tetë ushtarëve amerikan të vrarë në luftimet e fundit mbërritën sot herët në mëngjes në tokën amerikane.

XS
SM
MD
LG